Varietetet
Pse këto varietete?
Varieteti Koroneiki dhe ai Picual janë dy prej ullinjve që dallojnë për sasinë e lartë të polifenolit, një substancë organike që gjendet tek ulliri dhe mbart veti të larta anti-oksiduese anti-inflamatore dhe anti-alergjike. Falë këtyre vetive, vaji i ullirit që përftohet nga Koroneiki dhe Picual eliminon radikalet e lira në trupin e njeriut që shkaktojnë kancer, diabet, apo sëmundje të tjera kardiovaskulare. Në botimin zyrtar të Komisionit Evropian, të vitit 2012, lidhur me listën e produkteve të afirmuara për vetitë e tyre shëndetësore, sugjerohet konsumimi ditor i rreth 20 gr vaj ulliri të pasur me polifenol. Kështu, nga konsumimi i përditshëm i vajit të ullirit Koroneiki dhe Picual , maksimizohen përftimet shëndetësore, duke kontribuuar në një stil jetese të shëndetshme.
Vaji i ullirit Koroneiki – mbretëresha e ullinjve – ka shije mjaft delikate, aciditet të ulët dhe mbart vlera mjaft të larta ushqimore të cilat maksimizohen në fermën tonë, si pasojë e përdorimit të ullirit të freskët dhe respektimit me rigorozitet të të gjitha hallkave për këtë qëllim. Në fermën tonë vaji nga Koroneiki ka ngjyrë të gjelbër, si pasojë e vjeljes së ullinjve para maturimit të plotë, në mënyrë që të maksimizohet sasia e polifenolit e duhur për ta kategorizuar produktin tonë si një super food.
Vaji i ullirit Picual, krahas sasisë së lartë të polifenolit mbart dhe përqindje të lartë të acidit oleik, acid i familjes Omega 9. Vaji i ullirit Picual konsiderohet si një nga vajrat e përshtatshëm për t’u përdorur edhe në gatime, pasi vetitë e tij ruhen edhe në temperatura të larta, falë vetive Omega 9 që ai mbart.