Procesi

Nga pemët në tryezën tuaj

Esaolive kujdeset me rigorozitet për sigurimin e produktit 100% organik, të pastër, të freskët dhe përpunimin e tij brenda kushteve ku maksimizohen vlerat e tij ushqimore. Vjelja e ullinjve plotëson kriteret e pastërtisë, duke mos lejuar në asnjë rrethanë përdorimin e ullinjve që kanë rënë në kontakt me tokën në prodhimin e vajit të ullirit. Procesi i vjeljes së ullinjve realizohet brenda muajit tetor – përpara maturimit të plotë të frutit – , duke mundësuar përfitimin e vlerave maksimale ushqimore të vajit, – vaj extra të virgjër – përkundrejt sakrifikimit nga sasia e vajit të përftuar. Intervali nga koha e vjeljes së ullinjve deri në prodhimin e vajit të ullirit është jo më shumë se 5 orë, duke rritur freskinë e produktit dhe eliminuar dëmtimet mikrobiologjike që mund të pësojë ulliri nga mosruajtja e tij në kushtet optimale. Fabrika e vajit ku procesohen ullinjtë ruan higjenë maksimale dhe ka aparatura të teknologjisë gjermane të vitit 2020. Temperatura e ujit për procesimin e ullinjve ruhet në vlerat minimale, për të ruajtur në këtë mënyrë vlerat anti-oksiduese dhe anti-inflamatore të vajit të ullirit.