Rreth Nesh
Pak fjalë për Esaolive
Esaolive është një fermë me pemë ulliri, e pozicionuar në një zonë kodrinore në Konispol, pranë brigjeve të detit Jon. Klima e kësaj zone – me temperatura të ulëta në dimër, plot diell e nxehtësi në verë, kombinuar edhe me erëra të moderuara përgjatë vitit – favorizon më së miri rritjen e ullirit Koroneiki, i cili gjerësisht njihet si “Mbretëresha” e ullinjve. Krahas tij, në fermë rritet edhe ulliri Picual, i cili sikurse Koroneiki, është ndër varietetet e gjendura në Mesdhe.
Mbjellja e ullinjve të parë në Esaolive daton në vitin 2018. Kapaciteti i fermës aktualisht është +450 rrënjë, ku mbizotëron varieteti i Koroneiki. Esaolive është një sipërmarrje familjare, e nxitur nga pasioni për nutricionizmin, dashuria për natyrën dhe jetën e shëndetshme.